Komisari i Garave i Raiffeisen Superligës dhe Ligës së Parë, në mbledhjen e mbajtur më datën 13.05.2016, pasi shqyrtoi materialin e zyrtarëve të ndeshjeve lidhur me rregullsinë e fillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Raiffeisen Superligës dhe Ligës së Parë dhe të dhënave nga Protokolet zyrtare, duke u bazuar në dispozitat e Propozicioneve të garave dhe Rregullores në fuqi
I N I C O I
Procedurën disiplinore:
1.Ndaj KF “Drita” (motivi-lëshim në organizim të ndeshjes ku pas përfundimit një grup tifozesh sulmojnë lojtarët e ekipit mysafirë, ku pati edhe arrestime në ndeshjen KF ‘Drita’ – KF ‘Trepça ’89’, e zhvilluar në Gjilan, me datë 11.05.2016) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
2.Ndaj lojtarit të KF “Dukagjini”, Granit Abdyli me nr lib 6 dhe nr lib 7039 karton i kuq (motivi-ofendim dhe fyerje referin anësor D.Muriqi pas përfundimit të ndeshjes KF 2 Korriku – KF Dukagjini, e zhvilluar, më datë 11.05.2016 në Prishtinë) sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes.
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.27 dt.13.05.2016 FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisari i Garave të Raiffeisen Superligës dhe Ligës së Parë, Ismet Ahmeti.