Komisari i Garave i Raiffeisen Superligës dhe Ligës së Parë, në mbledhjen e mbajtur me datën 01.09.2015 pasi shqyrtoi materialin e zyrtarëve të ndeshjeve lidhur me rregullsinë e fillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Kampionatit 2015/16 dhe të dhënave nga Protokolet zyrtare, duke u bazuar në dispozitat e Propozicioneve të garave dhe Rregullores në fuqi
Inicioi procedurën disiplinore ndaj:
1.Ndaj KF “Llapi” (motivi-lëshim në organizimin e ndeshjes, hedhje të gjësendeve në fushë dhe hyrja e 2 personave nga tribuna vërsulje në drejtim të referit kryesor ku si pasojë e kësaj ndeshja është ndërprerë 13 minuta në ndeshjen KF Llapi – KF Trepça 89) sipas raportit të vëzhguesit të ndeshjes .
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dyte (Komisionit për ankesa, sipas procedurës se paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.02 i dt.01.09.2015.
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisari i garave të Raiffeisen Superligës dhe Ligës së Parë
Ismet Ahmeti,d.v.
Komisari i Garave i Raiffeisen Superligës dhe Ligës së Parë, në mbledhjen e mbajtur me datën 01.09.2015 pasi shqyrtoi materialin e zyrtarëve të ndeshjeve lidhur me rregullsinë e fillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Kampionatit 2015/16 dhe të dhënave nga Protokolet zyrtare, duke u bazuar në dispozitat e Propozicioneve të garave dhe Rregullores në fuqi
Inicioi procedurë disiplinore
1.Ndaj lojtarit të KF “Ballkani” Flakon Berisha me nr lic 17dhe nr lib 215/PZ (motivi-kacafytje me lojtaret e ekipit kundershtare ne ndeshjen KF “Ballkani – KF “Vllaznia (P) e zhvilluar ne Therande me 30.08.2015) sipas raportit te personave zyrtar te ndeshjes.
2.Ndaj lojtarit te KF “Behari” Armin Nurkovic me nr lic 5 dhe nr lib 699-9 (motivi- kapje per fanele si lojtar fundore ne ndeshjen KF 2-Korriku – KF Behari e zhvilluar ne Prishtine )
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dyte (Komisionit për ankesa, sipas procedurës se paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr01. 01.09.2015.
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisari i garave të Raiffeisen Superligës dhe Ligës së Parë
Ismet Ahmeti,d.v.