Komisari i Garave i Raiffeisen Superligës dhe Ligës së Parë, në mbledhjen e mbajtur më datën 03.11.2015, pasi shqyrtoi materialin e zyrtarëve të ndeshjeve lidhur me rregullsinë e fillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Kampionatit 2015/16 dhe të dhënave nga Protokolet zyrtare, duke u bazuar në dispozitat e Propozicioneve të garave dhe Rregullores në fuqi
I N I C O I
Procedurën disiplinore:
1.Ndaj lojtarit të KF “ Rahoveci” Alldin Haxhijaha me nr lic 20 dhe nr lib 924-10 K.kuq(motivi- goditje e qellishme pa top lojtarin kundërshtar në ndeshjen KF Rahoveci – KF Ramuz Sadiku e zhvilluar në Rahovec më datë 31.10.2015) sipas raportit të personave zyrtar të ndeshejes.
2. Ndaj kryetrajnerit të KF “Rahoveci” Senad Alirifa me nr lib 43-pz (motivi- fyerje dhe sharje në treshen e referëve pas përfundimit të ndeshjes e në veçanti ndaj referit kryesor Isak Ceraviku në ndeshjen KF Rahoveci – KF Ramiz Sadiku e zhvilluar në Rahovec me date 31.10.2015) sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes.
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.11 i dt.03.11.2015.
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisari i Garave të Raiffeisen Superligës dhe Ligës së Parë.
Ismet Ahmeti,d.v