Komisari i Garave, mbështetur në gjithë materialin e prezantuar, inçizimeve televizive ( Raporteve të personave zyrtar të FFK-së), si dhe mjeteve të informacionit, tek ai Disiplinor , për këtë javë, ka gjetur prova për :
INICIM TË PROCEDURËS DISCIPLINORE NDAJ:
1.Klubit të futbollit “TREPÇA”, për shkak të organizimit të dobët të ndeshjës së javës së 7-të Trepça-Prishtina, e ndërprerë në minutën 21 të rrjedhës së saj, motivi: sjelljës vullgare e tifozrisë së këtij Klubi, hyrja në terren me që rast edhe ndërpritet ndeshja dhe sulmit të tifozrië së ekipit mysafir (gjujtja me gjësendeë te forta dhe të rrezikshme, koktej mollotivi, etj)
2.Klubit të futbollit “PRISHTINA”, për shkak të sjelljës së tifozrisë së këtij ekipi në ndeshjën e javës së 7-të Trepça-Prishtina, e ndërprerë në minutën 21 (pas sulmit dhe hudhjës së gjesëndete te forta në drejtim të tyre me që rast fillojnë demolimin e ulsëeve të stadiumit ku ishin të koncentruar dhe hudhja e tyre),
3.Klubit të futbollit ‘FERIZAJ”, motivi: mospagesa e personelit të deleguar në ndeshjën e javës së 7-të Ferizaj-Besa, e zhvilluar në Ferizaj,
KËSHILLI JURIDIK: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës se paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.7, i dt 30/09/2014
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVES
Komisari i garave të Raiffeisen Superligës
Ismet Ahmeti d.v
INICIM të PROCEDURËS DISCIPLINORE ndaj:
1. Lojarit të KF “Rahoveci”, Besnik MULLAALIU, me nr.licence 10 dhe libreze 1840/Pz, për shkak të ndëshkimit më karton të kuq (motivi: kafafytje me lojtarin e ekipit kundërshtar) në ndeshjën Rahoveci-Dukagjini, Java e 6-të e Ligës së Parë e zhvilluar në Rahovec,.
2. Lojarit të kF “Dukagjini”, Emanuell ZALLAJ, me nr.licence 21 dhe libreze 11033, për shkak të ndëshkimit më karton të kuq (motivi: kafafytje me lojtarin e ekipit kundërshtar) në ndeshjën Rahoveci-Dukagjini, Java e 6-të e Ligës së Parë e zhvilluar në Rahovec.
KËSHILLA JURIDIKE: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione dhe Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhët në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi më BULETININ ZYRTAR Nr.4, i dt.23.09.2014.
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisari i garave të Ligës së Parë,
Ismet Ahmti, d.v.