Komisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën 18.10.2016, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të javës së 9-të për Kampionatin 2016/2017, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Vala Superligës së Kosovës në Futboll (Kategoria e SENIORËVE), andaj bazuar në disozitat e nenit 56 të Prpozicioneve, nenit 68-të Rregullorës së garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë
V E N D I M
1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 9-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2016/2017 me rezultatet e arritura në fushë.
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga Protokolet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të javës së 9-të të Vala Superligës – Kategoria e Seniorëve, komisioni ka konstatur se ndeshjet kanë patur fillim në kohën e paraparë. Vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve respektivisht për lëshim në organizim në ndeshjet (Llapi – Feronikeli , Prishtina-Trepça‘89 dhe Liria-Gjilani), duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit, gjeti prova për inicim të procedurës tek Komisioni disiplinor
INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE
1.Ndaj KF “Llapi” (motivi-lëshim në organizimin e ndeshjes shkaku i sulmit dhe goditjes me gur në asistentin e parë E.Baliqi, si pasojë e kësaj vjen deri te lëndimi i referit dhe ndërprerja e ndeshjes dhe ky rast kualifikohet nga Komisioni i Garave si incident serioz) sipas raporteve të personave zyrtarë të ndeshjes dhe incizimeve televizive.
2.Ndaj KF “Prishtina” (motivi- lëshim në organizimin e ndeshjes, hedhja e flakadanëve dhe shisheve pvc në fushë dhe jashtë saj ku është goditur në kokë me një guralec asistenti i dytë, F.Berisha ku pati edhe fyerje dhe sharje në kor nga ana e shikuesve “Plisat”, drejtuar asistentit F.Berisha), sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes dhe incizimeve televizive.
3.Ndaj KF “Liria” (motivi- lëshim në organizimin e ndeshjes ku pa pasur fyerje dhe hedhje të gjësendeve në fushë dhe në drejtim të bankinës mysafire) sipas raporteve të personave zyrtarë të ndeshjes dhe incizimeve televizive.
4.Ndaj personit për siguri të KF “Liria”, Mithat Muhameti (motivi- mos kryerja e detyrave që i takojnë sipas Propozicioneve të garave e në veçanti mos zbatimi i kërkesave të delegatit të ndeshjes, ku i njëjti injoron dhe gjatë tërë ndeshjes pinte duhan) sipas raporteve të personave zyrtarë të ndeshjes.
5.Ndaj lojtarit të KF “Gjilani”, Ergon Hyseni me nr lic 13 dhe nr lib 23/fe karton i kuq (motivi- për fyerje dhe sharje ndaj referit pas përfundimit të ndeshjes) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
6.Ndaj lojtarit të KF “Gjilani”, Egzon Shabani me nr lic 21 dhe nr lib 6652 (motivi- ku pas akordimit të penalltisë ka reaguar në mënyrë të pakontrolluar, duke shtyer dhe rrëzuar referin kryesor të ndeshjes) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes dhe nenit 89 paragrafi 1 pika 6 e Rregullores disiplinore.
7.Ndaj lojtarit të KF “Gjilani“, Isa Eminhaziri me nr lic 9 dhe nr lib 1/2122 (motivi- fyerje dhe sharje në referin kryesor dhe njëri nga shkaktarët – katalizator i tensionimit dhe acarimit të situatës në terren dhe pas përfundimit të ndeshjes në zhveshtore) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.07 dt.18.10.2016
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Kryetari i Komisionit të Garave
Ismet Ahmeti