tifozikosova3Ndeshja miqësore ndërmjet Kosovës dhe Ishujve Faroe, që do të zhvillohet më 3 qershor në “Volksbank Stadion” në Frankfurt, po ngjallë interesim të madh tek bashkatdhetarët tanë në Gjermani, por edhe në shtetet e tjera evropiane. Kjo ndeshje është e veçantë, për faktin se Kosova për herë të parë do të luajë si anëtare e UEFA-s dhe FIFA-s dhe do të paraqitet me simbolet e saj shtetërore. E këtë rast padyshim se nuk duan ta humbasin dashamirët e futbollit dhe shumë bashkatdhetarë tanë,  të cilët e kanë pritur me dekada një ditë të tillë. Biletat për këtë ndeshje tashmë janë në shitje dhe mund të blihen online nëpërmjet internetit, ku interesimi për bileta është shumë i madh. Termini i ndeshjes Kosova – Ishujt Faroe është publikuar edhe në faqen zyrtare të FIFA-s.
fifakos1