18 qershor, 2018 – Nuk do mend se njëri nga prioritet e Federatës së Futbollit të Kosovës, është padyshim edhe ngritja profesionale e trajnerëve të futbollit, duke qenë se gjatë okupimit shumë trajnerë nuk e kishin mundësinë e ngritjes së tyre profesionale. Kështu që në bashkëpunim me FSHF-në numrit të trajnerëve me Licencën Profi-level tashmë i janë shtuar edhe tre trajnerë të futbollit. Përzgjedhësi i Kombëtares U-15 Isa Sadriu, trajneri i Kombëtares U-19 femrave Megzon Visoka dhe trajneri i mirënjohur Arbnor Morina janë tre trajnerët e pajisur së fundmi me licencën Profi-level. Por, FFK-ja do të vazhdojë të punojë dhe angazhohet edhe më tutje në ngritjen profesionale të trajnerëve edhe në të ardhmen.