istogu1Skuadra e Istogut e ka vazhduar serinë e fitoreve në Raiffeisen Superligë. Këtë herë ekipi i drejtuar nga Nazmi Rama ka arritur ta befasojë kryesuesen e renditjes, Hajvalinë, në kuadër të javës së 9-të, duke e mposhtur me rezultat 3:2, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq. Protagonisti kryesor i kësaj fitoreje për istogasit ishte sulmuesi Mark Milicaj, i cili realizoi het-trik. Në anën tjetër për Hajvalinë, për të cilën kjo ishte humbja e dytë radhazi, shënuan Genc Hamiti e Fillim Guraziu.