Për dy ditë me radhë më 7 e 8 prill në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë është mbajtur Kampi me futbollistët e përfaqësueses U-21. Në këtë kamp janë përfshirë në shumicë futbollistë nga mërgata e jonë dhe një pjesë e futbollistëve që luajnë në skuadrat e Kosovës. Qëllimi i këtij tubimi ishte për të parë nga afër edhe këta futbollistë që luajnë nëpër ekipet e Evropës se cila është cilësia e tyre dhe për të krijuar pasqyrë reale për fondin lojtarëve. Sipas përzgjedhësit të U-21 z. Rafet Prekazi këto lloj tubime duhet mbajtur më shpesh. “Kjo për ne paraqet një lehtësi për të bërë përzgjedhjen më të mirë të mundshme. Natyrisht se duhet të organizojmë lojëra edhe për këtë grup-moshë. Ne për dy ditë pamë mjaft futbollistë të mirë dhe me perspektivë që mund të bartin barrën jo vetëm për grup-moshën e tyre, por dhe të përfaqësueses ‘A’. Ne jemi të përkushtuar që të punojmë me ngulm që të ecim përpara dhe të përgatitemi sa më mirë për sfidat eventuale. Do të vazhdojmë të kujdesemi edhe për futbollistët vendorë edhe ata të mërgatës që të kemi përbërjen më të mirë të mundshme”, ka theksuar Prekazi. Po ashtu gjatë këtyre dy ditëve edhe përzgjedhësi i përfaqësueses “A” z. Albert Bunjaki dhe ndihmësi i tij Muharrem Sahiti kanë ndjekur punën me këtë grup-moshë dhe z. Bunjaki është shprehur se ky tubim është mjaft me rëndësi të jashtëzakonshme dhe ne do të punojmë me të gjitha grup-moshat dhe do të ndjekim rritën dhe zhvillimin e këtyre futbollistëve nëpër grup-mosha, e kjo vetvetiu na ndihmon edhe në formësimin edhe të përfaqësueses “A’.
Lista e futbollistëve të ardhur nga mërgata
Valdet Haliti FC Windich
Albert Ejupi Kristianstand
Dardan Gallaj Rot-Weib-Koblenz
Besart Sadiku
Shqiprin Veliji Drammen FK
Dardan Rexhepi
Shkelzen Biba St Gallen
Granit Neziri FC Winterthur
Labinot Ademi Flint
Visar Zolufi Räppe GoIF
Donik Hamiti
Dren Mehani SG Ruwertal Kasel
Gabriel Berisha Fc Muhen
Sokol Kastrati Sk Admira Linz
Andi Iseni Mirenz
Edmond Cakaj
Alban Ramadani Servete
Xhenis Dedinca Staffanstorp GIF
Denis Shishko EdirneSpor
Denis Bega
Ymer Kryeziu
Edmond Cakaj