Sot janë zhvilluar ndeshjet e javës së 32-të në Raiffeisen Superligë. As pas kësaj jave nuk dihet skuadra kampione, kështu që gjithçka mbetet të vendoset në 90 minutat e fundit të këtij kampionati. Besa ka shënuar fitore në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë në duel me Feronikelin, me rezultat 1:0. Kësisoj, titulli i kampionit do të vendoset në javën e fundit, kur Feronikelit i mjafton edhe një pikë në del me Prishtinën në Prizren. Golin e fitores për Besën e shënoi Fatih Karahoda, në minutën e 57-të, kur shënoi me një supergjuajtje. Pejanët luajtën me një lojtar më pak që nga minuta e 70-të, pasi Florent Papuqi u ndëshkua me karton të kuq, pas dy të verdhëve. Në ndeshjet tjera, Hajvalia e mposhti Vëllaznimin me rezultat 2:0, me golat e realizuar nga Genc Hamiti e Mërgim Pefqeli. Drenica iu gëzua tri pikëve të rëndësishme në kryeqytet, duke e mposhtur Prishtinën, me rezultat 2:0, me golat e Kastriot Mehmetit e Dren Gashit. Fitore në udhëtim realizoi edhe Istogu në Mitrovicë në ballafaqim me Trepçën ’89, 3:2, derisa Kosova e Vushtrrisë e mundi bindshëm Dritën, 3:0. Në ndeshjen e fundit, Trepça shënoi fitore ndaj Ferizajt, 2:0, skuadra këto që edicionin e ardhshëm do të garojnë në një rang më të ulët të garave.
Raiffeisen Superliga: Java e 30-të
E diel 31.05.2015
Besa – Trepça-89………………….1-0
Kosova (V) – Ferizaj ………………0-2