Në kampin edukativ nacional U-15 që nisi të hënën në stadiumin “Agron Rama” në Kastriot, po marrin pjesë 144 futbollistë nga shtatë rajonet e Kosovës, që po punojnë në mbikëqyrjen e Shatbit të përfaqësueses “A| dhe të 16 trajnerëve të futbollit. Në morëm mendimin e disa futbollistëve të rinj në këtë kamp.
Gentian Murati nga rajoni i Mitrovicës:
Vet ardhja në këtë kamp për mua do të thotë mjaft sepse jam përzgjedhur
në një konkurrencë të fortë nga rajoni i Mitrovicës. Ky kamp do të na ndihmojë
t’i njohim edhe futbollistët nga rajonet tjera dhe kështu do të kemi rast
të shohim se kush ku është.
Heroid Avdia nga rajoni i Ferizajt
Jam shumë i kënaqur që jam pjesë e këtij kampi dhe besoj se do të jap maksimumin.
Edhe nëse nuk përzgjidhem për finale unë do të vazhdojë të punoj me përkushtim
të madh sepse unë e dua futbollin.
Drin Imeri nga rajoni i Prishtinës 1
Unë falënderoj trajneri që ka pasur besim në mua. Rajoni Prishtinës ka shumë
futbollistë dhe kjo që jam në mesin e më të mirë flet shumë. Unë besoj se do të
dëshmojmë lojëra të mira dhe do të arsyetojmë përzgjedhjen e trajnerit.
Kujtim Duobova nga rajoni i Gjilanit
Kampi si ky është i mirëseardhur për të gjithë neve, që të shkëmbejmë
përvojat tona sa do të shkurta dhe unë i jam mirënjohës trajnerit që me
ka përzgjedhë si dhe FFK-në e cila me këto kampe po tregon kujdes të madh
për neve futbollistëve të rinj.
Avdyl Vaha nga rajoni i Prizrenit
Unë vij nga rajoni i Prizrenit një qyteti me traditë të futbollit, por pjesëmarrja
në këtë kamp gjithsesi do të na ndihmojë që të mësojmë dhe të fitojmë përvoja të reja.
Do të angazhohem maksimalisht që të gjendem në përzgjedhjen e 36 futbollistëve më të mirë.
Drin Govori nga rajoni i Prishtinës 2
Ky kamp është një rëndësie të veçantë për mua. Dua të dëshmojë me punë se kam merituar
besim e trajnerit. Kjo për mua është një sfidë. Besoj se nga ky kamp do të përfitojë në lojën
e futbolli dhe do të angazhohem që të jem në mesin e finalistëve.
Bajrush Osmani, nga diaspora(Gjermania)
Vijë nga një klub i madh Borussia Dortmundit nga Gjermani dhe jam i lumtur ë po marrë pjesë
në këtë kamp. Falënderoj të gjithë këtu që me kanë pranuar dhe për mikpritje të ngrohtë që më
kanë bërë. Ishte dëshirë edhe të shoh se si punohet këtu në Kosovë dhe në ardhmen dua të bëj
diçka të mirë për shtetin tim, për shtetin e Kosovës.