23 gusht, 2021 – KE i FFK-së mbajti mbledhjen e vet të radhës, nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, e ku diskutoi për shumë çështje në futbollin e Kosovës. KE analizoi fillimin e garave dhe implementimin e sistemit VAR dhe konstatoi se garat nisën mjaft mirë, ndërkaq sistemi VAR u vlerësua si mjaft i dobishëm që reflektoi siguri te futbollistët, gjyqtarët, trajnerët dhe të adhuruesit dhe që kontribuon në mbarëvajtje jashtëzakonisht të mirë të garave.

Në këtë mbledhje ishte i pranishëm edhe z. Taulant Hodajt, ushtrues i detyrës së Sekretarit të përgjithshëm.

KE shqyrtoi edhe Ankesat dhe Parashtresat drejtuar këtij organi.