6 tetor, 2020 – Ekspedita e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së në krye me presidentin Agim Ademi ka qëndruar sot për vizitë në Tiranë, ku është pritur nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka me bashkëpunëtorë. Kjo vizitë ishte programuar më herët me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe realizimit të projekteve të përbashkëta të dy federatave simotra. Në këtë vizitë krerët e të dy federatave biseduan për strategjinë e futbollit në të dyja vendet tona si dhe për edukimin e kuadrove të trajnerëve e gjyqtarëve, por edhe për projektin garës së përbashkët të Kupës ‘Nëna Terezë’, që u nuk arriti të kurorëzohet këtë vit për shkak të situatës me pandeminë Covid-19, por që synohet të jetësohet në të ardhmen e afërt.