Sot më 11 mars, KE i FFK-së nën drejtimin e Fadil Vokrrit kryetar, mbajti mbledhjen e vet të radhës ku shqyrtoi shumë çështje me rëndësi për futbollin e Kosovës e në veçanti analizoi ndeshjen e parë miqësore ndërkombëtare Kosova-Haiti, e cila u zhvillua më 5 mars në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë. KE vlerësoi lartë organizimin e kësaj ndeshje, për çka fjalën e tyre e kanë thënë edhe zyrtarët e FIFA-s që ishin të pranishëm në këtë ndeshje. KE çmon jashtëzakonisht shumë, angazhimin e të gjithëve që kjo ndeshje të arrestojë plotësisht epitetin e quajtur historike. Së këndejmi KE falënderon liderët institucional, presidenten, kryeministrin kryeparalamentarin, ministri e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, kabinetin qeveritar, liderët e partive politike dhe komunën e Mitrovicës. Në mënyrë të veçantë KE falënderon Policinë e Kosovës, e cila tregoi vullnet dhe profesionalizëm në angazhimin e tyre për mbarëvajtjen e e kësaj ndeshje. Një falënderim për adhuruesit e futbollit, të cilët treguan pjekuri dhe korrektësi maksimale. KE falënderon organizatorin e kësaj ndeshje As Art&event dhe KD&events, për një organizim jashtëzakonisht të mirë. FFK-ja falënderon të gjithë qytetarët e Kosovës që dhënë një kontribut të çmueshëm për mbarëvajtje e kësaj ndeshje e në veçanti qytetarët e Mitrovicës që në ditë e ndeshjes hapën dyert e oborreve të tyre që njerëzit të akomodohen për rreth stadiumit.
Në këtë mbledhje u diskutua edhe për përgatitjet për ndeshjen e radhës përfaqësuesen e Turqisë e cila pritet të zhvillohet mes datave 20-21 maj. KE do të bëjë çmos që me ndihmën e Ministrisë së Sporteve dhe Komunës e Prishtinës, të investohet sa më shpejt që është e mundur për përgatitjen e stadiumit të Prishtinës, që ndeshja me Turqinë të zhvillohet në kryeqytet, por njëkohësisht duke përmirësuar edhe disa mangësi në stadiumin “Adem Jashari”, që të ketë alternativë.
KE analizoi edhe fillimin e stinorit pranveror dhe shfaqi keqardhje për largimin e KF”Hysi” nga garat, një klube me renome, duke theksuar se FFK-ja për kaq vite është munduar që klubeve tu dalë në ndihmë, me lirimin nga pagesa e kotizmeve sikur që një kohë i ka liruar edhe nga pagesa e personave zyrtarë. Si do që të jetë KE vlerëson si të mirë fillimin e garave në stinorin pranveror duke u bërë apel klubeve që të vazhdojnë me korrektësi maksimale garat ndërsa nga Komisionet relevante ka kërkuar që me përpikëri t’i zbatojnë Rregulloret e garave.
Meqenëse karriget e dhuruara nga stadiumi “Rasunda” janë treguar si të papërshtatshme për stadiumin e qytetit në Prishtinë, KE ka marrë vendim që këto karrigia t’i shpërndajë nëpër disa stadiume të qendrave të mëdha të Kosovës.