8 nëntor, 2021 – Federata e Futbollit e Kosovës njofton të gjithë të interesuarit se shitja e biletave për ndeshjen Greqi – Kosovë, për tifozët kosovarë bëhet nëpërmjet platformës online të Federatës greke, në linkun e mëposhtëm:

https://www.ticketmaster.gr/

Për hyrje në stadium është e vlefshme: Certifikata e Vaksinimit ose dëshmia që personi që posedon biletën e ka kaluar COVID-19. Me teste PCR nuk lejohet hyrja në stadium.