12 korrik, 2023 – Sot në prani të kryetarit të Komisionit të Garave, Abdyl Bellopoja dhe përfaqësuesve të KF Shkëndija dhe KF Dinamo është bërë tërheqja e shortit sa i përket ndarjes së këtyre dy klubeve në grupet përkatëse të Ligës së Parë për edicionin 2023/24. Pas shortit të tërhequr KF Dinamo do të garojë në Grupin A, derisa KF Shkëndija në Grupin B të Ligës së Parë. Kryetari i Komisionit të Garave u dëshiroi suksese të dyja skuadrave të promovuara në këtë rang të garave, duke uruar që ato do të kenë rrugëtim të suksesshëm edhe në këtë nivel të garave.