Komisioni i Garave për Superligë dhe Ligën e Parë, në mbledhjen e vet të mbajtur me datë 09.02.2022, shqyrtoi ankesën e KF KEK-u të parashtruar me datë 07.02.2022, me rastin e regjistrimit të ndeshjeve të Kupës së Kosovës konstatoj se ndeshja, ndërmjet KF ONIX – KF-KEK-u, konform nenit 56, paragrafi 1 të propozicioneve të garave dhe nenit 76, paragrafi 1, pika 2 të rregullores së garave, mori këtë.

V E N D I M

1.Aprovohet ankesa e KF KEK-u si e bazuar dhe ndeshja e Kupës së Kosovës, ndërmjet KF Onix dhe KF KEK-u, regjistrohet me rezultat zyrtar 0:3 në favor të KF KEK-u.

A R S Y E T I M

Komisioni i Garave me rastin e regjistrimit të ndeshjes KF Onix – KF KEK-u, rrethi i 1/8 së finales së Kupës së Kosovës, konstatoi se KF KEK-u ka parashtruar ankesë në parregullsinë e paraqitjes së lojtarit të KF Onix me nr.31 Enis Gegolli, ID nr.024396M97, për arsye se lojtari është aktivizuar në lojë edhepse nuk ishte fare në protokolin zyrtar të ndeshjes. Gjatë administrimit të provave KG konstatoj se ankesa është e parashtruar në afatin ligjor, e lejuar, e taksuar dhe i përmbushë të gjitha kushtet për shqyrtim dhe shtjellim nga KG.
Pas verifikimit të protokoleve zyrtare të ndeshjeve, KG ka vërtetuar se lojtari i lartëcekur është aktivizuar në min 114, e i cili nuk ishte i shënuar në protokollin zyrtar para fillimit të ndeshjes. Bazuar në nenin 77 paragrafi 2 pika 8 e Rregullores së Garave KG konstaton se KF ”Onix” ka luajtur me lojtarin i cili nuk ishte shënuar në protokolin zyrtar para fillimit të ndeshjes. KG duke u bazuar në këtë nen e aprvovon ankesën e KF ”KEK-u” si e bazuar dhe ndeshjen Onix – KEK-u e regjistron me rezultat zyrtar 3:0 në favor të KF ”KEK-u” .

Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi tek Komisioni Disiplinor i FFK-së/ Komisioni i Apelit i FFK-së, në bazë të nenit 85, pika 3, e Rregullores së Garave, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Komisioni i Garave i FFK-së
Abdyl Bellopoja, Kryetar