10 qershor, 2017 – Kombëtarja e Kosovës e zhvilloi sot në stadiumin “Loro Boriqi” në Shkodër stërvitjen e fundit para ndeshjes kundër Kombëtares turke. Në këtë stërvitje përzgjedhësi Albert Bunjaku edhe njëherë bëri provat e fundit të skemave të lojës si dhe bashkëveprimet dhe ndërlidhjet e bashkëpunimit ndërmjet reparteve. Nga ajo që shihet dhe puna me përkushtim dhe zell e futbollistëve mund të konkludohet se tashmë Kombëtarja  është e gatshme për përballje me Turqinë që do të zhvillohet nesër në orën 20.45 po në këtë stadium. Sipas mjekut të Kombëtares dr. Murat Berisha gjendja shëndetësore e futbollistëve është e kënaqshme. Në orën 19.00 përzgjedhësi Albert Bunjaku do të dalë në një konferencë me media.