Kombëtarja A e Kosovës sot paradite ka analizuar ndeshjen miqësore Maqedonia- Turqia e zhvilluar para pak ditësh. Bashkërisht me shtabin teknik dhe  me një interaktiv me futbollistë kanë analizuar dobësitë si dhe pikat e dobëta por edhe të forta të skuadrës   rivale Turqisë para ndeshjes së të dielës. I pranishëm ishte edhe presidenti  FFK-së z. Fadil Vokrri. Pas dite Kombëtarja A e Kosovës do ta ketë seancën stërvitore në stadiumin “Loro Boriqi”  prej orës 17.00, ndërsa në orën 19.00 Përzgjedhësi i Kosovës Albert Bunjaku mediave do t’u drejtohet në konferencën për shtyp.
Aktivitetet e sotme të hapura për media:
17:00   Stërvitja e Kombëtares së Kosovës
18:00   Konferenca e Kombëtares së Turqisë
18:30   Stërvitja e Kombëtares Turqisë
19:00   Konferenca e Kombëtares së Kosovës