9 qershor, 2017 – Kombëtarja A e Kosovës kreu stërvitjen e fundit në Kosovë, përkatësisht në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë dhe u nisë për në Shkodër ku do të vendoset në Bushat dhe nesër do ta ketë stërvitjen e fundit para ndeshjes Kosova-Turqia në stadiumin “Loro Boriqi”. Stërvitja e sotme shërbeu për përzgjedhësin Bunjaku për të harmonizuar repartet, bashkëpunimin ndërmjet reparteve si dhe transformimet gjatë lojës. Gjatë kësaj stërvitje përzgjedhësi Bunjaku provoi edhe disa skema të lojës. Kombëtarja nga Kosova u nisë për Shkodër dhe disa nga futbollistët deklaruan pas seancës stërvitore.
Valon Berisha, futbollist
Po ndjehem shumë më mirë dhe jam i gatshëm të jap kontributin tim. E dimë që do të jetë ndeshje e vështirë por ne si grup çdo ditë e më shumë po fitojmë përvojë. Kemi një sulm të mirë që edhe mund të shënojmë e po ashtu edhe mbrojtja po përmirësohet. Shpresoj në rezultat pozitiv që të gëzohemi jo vetëm ne por e tërë Kosova.
Alban Pnishi, futbollist
Na pret një duel i fortë, por edhe ne kemi punuar mjaft dhe do të përpiqemi ta mbajmë rezultatin a m gjatë të barabartë dhe pastaj nga kundërzbritjet të shënojmë.Do të shfrytëzojmë dhe atmosferën jo të mirë në radhët e Turqisë. Do ta jap maksimumin dhe të shohim.
Bledar Hajdini, portier
Ekipi ka punuar shumë mirë këto ditë dhe unë besoj se do të arrijmë një rezultat të mirë. Jam i gatshëm dhe shpresoj të kem rastin e të mbrojë.