13 tetor, 2017 – Kombëtarja U-17 ka pësuar humbje edhe në ndeshjen e dytë në kuadër të parakualifikimeve për Evropianin “Anglia 2018”. Pas Holandës, të përzgjedhurit e Besnik Kollarit pësuan humbje nga Uellsi, me rezultat 2:0. Duket se dëshira e madhe për fitore bëri që futbollistët Kombëtares U17 në duel me Uellsin i dogji. Të gjithë shpresonin se do ta kenë më lehtë kundër uellsianëve duke me marrë për bazë se ishte kundërshtar më i dobët se Holanda. Vërtet kundërshtari ishte më i dobët, por djemtë luajtën më dobët se sa kundër tulipanëve. Nga dëshira e madhe për të shënuar para portës rivale më shumë ngatërroheshin me topin dhe nuk e gjenin rrugën e golit dhe këtë jo njëherë por disa herë. Uellsi nuk ishte skuadër më superiore në fushë, por ishte më efikase në momente duke shënuar fitore. Pjesa e parë me gjithë rastet dhe mbizotërimin në lojë të Kombëtares sonë u mbyllë pa gola. Pjesa e dytë sërish nisi me sulme nga ana e Kombëtares U17 të Kosovës, por pa sukses. Ndërsa, Uellsi në minutën e 71-të arriti golin e parë, të cilin me kokë e shënoi Callum Watts. Të kota ishin përpjekjet e futbollistëve tanë që të paktën të barazojnë rezultatin, kur në minutën e 81-të Uellsi shënoi edhe golin e dytë përmes Isaak Davies, i cili nga kundërsulmi nga ana e djathtë me një gjuajtje diagonale e të saktë mposhti portierin Ahmetaj duke shtuar epërsinë në 2:0 dhe me këtë rezultat u përmbyllë takimi. Ndeshjen bashkë me krerët e FFK-së e ndoqi edhe ambasadorja e Kosovës në Hungari znj. Luljetë Vuniqi dhe disa bashkatdhetarë tanë. Ndeshjen e radhës dhe të fundit Kombëtarja U17 do ta zhvillojë të hënën më 16 tetor.
Uellsi – Kosova 2:0 (0:0)
Stadiumi: Varosi stadion(Çsakvar)
Shikues: disa dhjetëra
Gjyqtarë: D. Sakhi, S. Vassyutin, G. Vigjtasrsonyi e B. Berke.
Shënues:Watts(71) e Davies(81) për Uellsiin.
K.V. Evans (UELL) e Sadriu e Prapashtica(Kos)
Uellsi:Burton, Jones, Hosie, Astley, Watts, Hughes(Davies), Sargent(Bevan) e Bulkley(Adams).
Kosova:Ahmetaj, Rrahmani(Aliu), Osmanollaj, Demolli, F. Hysenaj(Osmani), Prapashtica, Sadriu, M. Hyseni, Yumberi, Berisha e Zyba(Morina).
Besnik Kollari, përzgjedhës
Të ju them të drejtën kemi pritur më shumë nga kjo ndeshje. Me gjasë dëshira e madhe për fitore i dogji dhe i hutonte në momente futbollistët tanë. Kundërshtari nuk pati diçka më shumë se ne nga loja, por arriti të shënojë dy herë nga mos kujdesi ynë. Mbase shpesh po e përmendim papërvojën e futbollistëve tanë por kjo po vërehet sikur që edhe përgatitja fizike po mungon, gjë që kundërshtarët tonë këto po i posedojnë.
Endrit Demolli, futbollist
U angazhuam mjaft, por na nevojitej më përqendrim ani pse Uellsi ishte larg më i dobët se Holanda dhe ne kemi besuar se do të arrijmë rezultat pozitiv, por ja që nuk arritëm.
Arian Berisha, futbollist
Mendojë se është dashur të luajmë edhe më fortë dhe më me zemër, por ja që në momente nuk arritëm të ruajmë përqendrimin e kundërshtari nga dy raste na dënoi, i cili konsiderojë se nuk ishte në i mirë se ne.
Ndeshja Uells – Kosovë