5 gusht 2018 – Para ndeshjes së nesërme kundër Kombëtares U-19 të Emirateve të Bashkuar Arabe, Kombëtarja U-19 e Kosovës, pasi ka arritur në Maribor, sot pasdite, mbajti seancën stërvitore. Përzgjedhësi Ramiz Krasniqi bashkë me ndihmësit e tij janë fokusuar në lojën trysni ndaj kundërshtarit dhe kundërsulmet e shpejta, ndonëse nuk ka njohuri të mjaftueshme për këtë Kombëtare. Gjithsesi kanë provuar edhe situatat e ndryshme në lojë si dhe gjuajtjet e lira dhe ato nga këndi. Sipas menaxherit të ekipit Rinor Havolli atmosfera në Kombëtare është e mirë dhe djemtë presin një ndeshje të fortë dhe të mirë, derisa janë optimistë sa i përket rezultatit. Ndeshja do të zhvillohet në orën 18.00.