9 gusht 2018 – Në një lojë mesatare me vetëm një gol në fund të pjesës së parë, nga një aksion që fare nuk premtonte, Kombëtarja U-19 e Emirateve të Bashkuara Arabe, ka shënuar fitore minimale në ndeshjen e dytë miqësore kundër Kosovës U-19. Në ndeshjen e parë Kombëtarja U-19 luajti baras. Si do që të jetë ky turne në Slloveni është i mirëseardhur për Kombëtaren tonë, para ndeshjeve kualifikuese për Evropianin e ardhshëm. Përzgjedhësi Ramiz Krasniqi me gjithë disa mungesa e ka më të qartë nivelin e futbollistëve në të cilët llogaritë, por gjithsesi ka edhe pak kohë deri atëherë dhe mund të ketë ende ndonjë ndeshje testuese.
Kosova U-19: F. Gashi, Kapra, Maloku, Vitija, Celina, I. Krasniqi, K. Krasniqi, Kadriju, Reka, Pajaziti e Hyseni. Luajtën edhe: G. Gashi, Behluli, Shehu, Kavkazi, Shabani, Pllana, Terziu, Kastrati, Brahimi.