12 shtator, 2017 – Në përballjen e parë në kuadër të ndeshjeve parakualifikuese për Kampionatin evropian, Kombëtarja e Kosovës U-19 e femrave në përballje me Gjermaninë, ka pësuar humbje me rezultat 3:0, por gjithsesi vashat kanë treguar lojë të mirë dhe ishin rivale të denja për kampionin disa herë botëror. Gjermanet sulmuan dhe mbizotëruan gjatë gjithë ndeshjes në saje të përvojës së madhe ndërkombëtare dhe përgatitjes më të mirë fizike. Por futbollistet e Kosovës me mjaft sukses mbyllnin korridoret dhe me një mbrojtje të fuqishme e sidomos të portieres Florentina Kolgeci arritën t’u bëjnë ballë kampioneve gjermane. Futbollistet e Gjermanisë qysh në minutën e 19-të goditën tërthorësen dhe në vazhdim në minutën e 31-të shënuan përmes Oberdorf. Rezultatin në 2:0 e ngriti Ziegler me një gol mjaft të dyshimtë, pasi me parë dy futbolliste të Kosovës ishin të shtrira  në zonën e rrezikut si pasojë i ndërhyrjeve të gjermaneve, por gjyqtarja Ozçigdem heshti dhe pranoi golin, kur mbrojtja e Kosovës gati ishte e hutuar rreth futbollisteve të lënduara. Me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë. Me të filluar pjesa  e dytë Ebert shënoi golin e tretë në minutën e 49-të për rezultatin 3:0. Deri në  fund gjermanet sulmuan por vashat tona arritën të mbrohen dhe ndeshja u përmbyllë me rezultat 3:0 në të mirë të Gjermanisë. Kombëtarja e Kosovës ndeshjen e radhës e ka të premten në orën 12.30 kundër Islandës, e cila në ndeshjen e sotme mposhti Malin e Zi me rezultat 7:0.
Pas ndeshjes deklaruan
Kushtrim Munishi , përzgjedhës
Në radhë të parë dua të i përgëzojë futbollistet për një lojë të mirë me angazhim maksimal, duke marrë për bazë se çfarë kundërshtari të fortë kemi pasur siç është Gjermania. Mund të them se dy gola i kemi pranuar nga pakujdesia. Futbollistet tona ishin të disiplinuara taktikisht dhe unë besojë se kështu me lojëra të mira do të vazhdojmë edhe në ndeshjet tjera. Mendoj se rezultati nuk është pasqyrë e asja çfarë treguan vashat sot.
 
 
Verona Berisha, fubolliste
Ishte një lojë e fortë me një kundërshtarë të jashtëzakonisht të përgatitur mirë fizikisht. Ne u munduam që me mbrojtje të fortë të u kundërvihemi dhe mendoj se ja arritëm. Kjo humbje nuk na dekurajon, përkundrazi do të nxjerrim mësim dhe të mënjanojmë lëshimet në ndeshjet tjera.
 
 
Florentina Kolgeci, potiere
Kishim një kundërshtar të fortë, por nuk mendoj se nga pikëpamja taktike ishte superiore. Ishin më mirë të përgatitura, por ne arritëm të i neutralizojmë me sukses sulmet e tyre. Jemi Kombëtare e re dhe na nevojitet kohë për të ecur tutje, ëpor gjithsesi po punojmë që të arrijmë të jemi një rivale e barabartë me të tjerat.
 
 
 
Gjermania- Kosova 3:0  (2:0)
Stadiumi: Leichtathletikstadon Duisburg
Shikues: disa dhjetëra
Gjyqtare:M. Ozçigdem, G. Nur Sen, E. Der Vries e L. Otte.
Shënues: Oberdorf (31), Ziegler(41) e Ebert(49) për Fjer.
K.V. Berisha (Kos)
Gjermania: Leitzg, Sakarm Witje, Tellenbroker, Hechler,  Ebert, Wieder(Rackow), Oberdorf(Cennet Cal), Chmielinski, Kossler (Krumbiegel)e Ziegler.
Kosova: Kolgeci, Hyseni, Pjetri, Ternava, Ejupi(Ahmeti), Mushica(Ademi), Biçkaj(Reçica), Shala, Behluli, Berisha e Tahiri.