04 gusht 2018 – Në kuadër të përgatitjeve për eliminatorët e  Kampionatit Evropian që mbahen në tetor, sot Kombëtarja e Kosovës U-19 udhëtoi për në Maribor të Sllovenisë. Atje, kombëtarja e jonë do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore kundër kombëtares së kësaj grupmoshe të Emirateve të Bashkuara Arabe. Këto ndeshje janë paraparë të zhvillohen në Maribor, me datat 6 dhe 8 gusht. Ndërkaq, para nisjes përzgjedhësi i kombëtares z. Ramiz Krasniqi u shpreh:” Për këto dy ndeshje kemi ftuar një grup të futbollistëve të mirë si rezultat i disa grumbullimeve të mëhershme dhe kësisoj, do të na shërbejnë që të shohim cilësitë tona individuale dhe grupore për ndeshjet eliminatore të Evropianit. Do të kemi mundësi të sprovojmë futbollistë më shumë në këto miqësore dhe do të përpiqemi të japim më të mirën të mundshme si dhe futbollistë do ta kenë rastin të tregojnë dhe dëshmojnë cilësitë e tyre. Me rëndësi është se ne të tregohemi si grup i mirë dhe unë besojë shumë në këtë grup”.  Kombëtarja ka udhëtuar me autobus drejt Sllovenisë dhe me siguri nesër do të arrijë në Maribor dhe do të ketë seancën e parë strërvitore.
Ekspedita e Kombëtares U-19
Ilaz Mjaku, anëtar i KE
Luan Vokshi, anëtar i KE
Rinor Havolli, menaxher
Shtabi teknik
Ramiz Krasniqi, përzgjedhës
Nazmi Rama, trajner
Xhelaledin Karabegu, trajner i portierëve
Ekipi mjekësor

  1. Milazim Gjocaj

Isuf Maraj, fizioterapeut
Taulant Ahmeti, menaxher i pajisjeve
Futbollistët
Flamur Gashi
Laurit Behluli
Art Maloku
Bernard Kastrati
Leonit Vitija
Albin Kapra
Ilir Krasniqi
Muhamet Hyseni
Endrit Demolli,
Enbia Shehu,
Albin Krasniqi
Alban Shabani
Albion Pllana
Maxi Rugova
Gentrit Limani
Altrim Pajaziti
Loti Celina
Kreshnik Krasniqi
Enis Kavkazi
Leutrim Reka
Alban Kadrija
Gentrit Gashi