Castlebar (Republika e Irlandës), 21  maj  2017 – Në hapje të  Turneut ndërkombëtar U-17 Develompent  i organizuar nga UEFA,  Kombëtarja e Kosovës U-17 është ballafaquar me Kombëtaren e Danimarkës, të cilën e ka mposhtur me rezultat 5:4, pas ekzekutimit të penalltive. Pjesa e parë u përmbyll me rezultat të barabartë pa gola edhe pse Kosova pati dy raste shënimi, ndërsa danezët kishin një mbizotërim më të madh. Në pjesën e dytë Danimarka radhitë sulmet dhe në minutën e 48-të godet tërthorësen e Loxhës. Futbollistët e Kombëtares së Kosovës konsolidojnë radhët, por në minutën e 56-të danezët shënojnë golin e epërsisë përmes Pedersenit.  Për disa minuta sikur u dorëzuan futbollistët e Kosovës, por shumë shpjet e marrin veten dhe në minutën e 72-të përmes Florian Hysenit barazojnë rezultatin në 1:1.  Në vazhdim danezët sulmojnë parreshtur dhe gol të sigurt eviton me një mbrojtje efikase Auron Loxha që sot ishte vërtet i pamposhtur. Nga minuta e 37-të dhe pesë minuta të lojës shtesë Kosova luan me 10 lojtarë pasi që përjashtohet nga loja Edin Hyseni, që sipas një rregulli të turneut futbollisti për shkak të disa ndërhyrjeve përjashtohet për 8 minuta, me të drejt kthimi në ndeshje. Kështu, Edini kthehet në lojë një minutë pa përfunduar ndeshja e cila u përmbyllë me rezultat të barabartë 1:1, ndërsa sipas propozicioneve të turneut duhej të kryheshin gjuajtjet nga pika e bardhë për t’u përcaktuar fituesi, e ku futbollistët e Kombëtares së Kosovës u treguan më të përqendruar dhe më të saktë dhe fituan ndeshjen me rezultat të përgjithshëm 5:4. Ndeshjen e radhës Kombëtarja e Kosovës U-17 e zhvillon të martën kundër Republikës së Irlandës.
 
Besnik Kollari, përzgjedhës
E kemi ditur se do të jetë një ndeshje e vështirë, ku danezët  shprehen përvojën e tyre, por futbollistët tanë luftuan si luanë dhe u angazhuan maksimalisht dhe kjo rezultoi me fitore. Unë i përgëzoj futbollistët për angazhim të jashtëzakonshëm. Danezët patën edhe një shtyllë sikur edhe një rast të qind për qindtë por portieri ynë Loxha ishte në vendin e duhur. Na presin ndeshje të vështira, por ne do të luajmë me një  vullnet dhe angazhim të madh për një paraqitje sa më të mirë dhe rezultate pozitive.
 
Bajrush Osmani, kapiten
Ishte një ndeshje e fortë dhe goli që ne pranuam paksa na tronditi, sepse ma parë ne patëm rastin të shënojmë. Por ne shpejt u konsoliduam dhe arritëm të barazojmë dhe natyrisht se ishte një gëzim i madh. Fitorja është e madhe dhe na jep shtytje për ndeshjet tjera.
 
 
 
Auron Loxha, portier
Jam tejet i gëzuar për këtë fitore dhe jam i lumtur që të gjithë patën një paraqitje të mirë dhe kemi funksionuar si grup duke arritur qëllimin. Natyrisht se jam i lumtur edhe për paraqitjen time të mirë.
 
 
 
Leard Sadriu, futbollist
Ishte një ndeshje e fortë dhe e vështirë, por me angazhimin e madh të të gjithëve arritëm fitore që na jep kurajë për ndeshjet tjera. Kishim një kundërshtarë të fortë e me përvojë, por vullneti ynë dhe dëshira për fitore dha rezultat.
 
 
 
Muhamet Hyseni, futbollist
Jam shumë i lumtur që Kombëtarja e jonë sot fitoi pas një angazhimi maksimal dhe pas një përqendrimi dhe saktësie që treguam nga pika e bardhë. U treguam më të vëmendshëm dhe fitorja është me një peshë të veçantë për ndeshjet tjera.
 
 
Kosova – Danimarka 1:1 (5:4 pen)
Stadiumi: ‘Ballina”
Shikues:  disa  dhjetëra
Gjyqtarë: P. Kilcoyne, S. McGerry e J. Barry
Shënues: F. Miftari (72’), L. Sadriu , E. Hyseini, M.Hyseni e Osmanollaj (pen) për Kosovën –  Pedersen (56’), Norrestrand, Hjaelmhof e Dyhr për Danimarkën.
Kosova:  Loxha,  Shabani (Demolli), Ismajlaj, Osmanollaj, Musa(Morina), Aliu (Rrahmani), F. Hysenaj, Prapashtica(M. Hyseni), Osmani (Gashi), Sadriu e Tolaj (E. Hyseni).
Danimarka:  Sondergaard, Norrestrand, Christeiansen(Gundelund), Petersen(Frendrup), J. Christiansen( Andersen), Viladsen(Mogensen),  J. Pedersen(A. Andersen), Brajanac(Hjaelmhof), Dyhr, T. Petersen(G. Christiansen), Lasen.