Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, në përbërje Sitki Baftiu kryetar , Remzi Azemi dhe Dren Paca anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 28.09.2021 shqyrtoi ankesën e FC “Ballkani “, e cila kishte atakuar vendimin e Komisionit Disiplinor –shkalla e parë të datës 24.09.2021, lidhur me dënimin me gjobë prej 1500 euro për lëshim në organizimin e ndeshjes e xhiros së pestë të BTK Superligës së Kosovës Ballkani-Llapi . Mos respektim i vendimit të Qeverisë, lidhur me masat anti Covid 19, për çka është vonuar fillimi i pjesës së dytë prej 23 (njëzet e tre) minuta. Sharje në kor drejtuar kryetrajnerit të FC Llapi, Tahir Batatina nga ana e publikut vendas, hedhje e disa shisheve PVC në drejtim të Tahir Batatinës dhe bankinës mysafire dhe mori këtë:
VENDIM
Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 28.09.2021 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave shtesë të ofruara konstatoj se vendimi i Komisionit Disiplinor –shkalla e parë, është i drejtë dhe mbetet në fuqi .
ARSYETIM
Komisioni për Ankesa si organ i shkallës së dytë me rastin e shqyrtimit të ankesës së ushtruar nga FC “ Ballkani “, nga ana e palës së ankimuar lidhur me rastin e apostrofuar, Komisioni mori për bazë raportet dhe provat e ofruara nga shërbimit administrativ I Federatës së Futbollit të Kosovës , të Komisionit të Garave , protokollin e ndeshjes, po ashtu edhe raportet e zyrtarëve –delegatit dhe shkresat tjera plotësuese dhe nga të njëjtat konstatoj se Komisioni Disiplinor i shkallës së parë ka vepruara drejt dhe me përpikëri në zbatimin e dispozitave juridike nga neni 52 paragrafi 1pika H dhe neni 10 paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore
Këshilla Juridike
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores (ligjshmërisë në afatin kohor prej tetë ditëve nga data e pranimit të këtij vendimi).
Prishtinë:
Datë 28.09.2021
Sitki Baftiu, kryetar