ffk-llogofinDuke parë reagime dhe analiza të ndryshme rreth procesit të aplikimit të FFK-së në FIFA dhe UEFA, së fundi nga kryetari i FC Prishtinës Z. Remzi Ejupi, e konsiderojmë të arsyeshme të japim disa spjegime:
• FIFA dhe UEFA kanë raporte kontraktuale në rast kontesti dhe procedura e aplikimit në vitin 2008 ka qenë e përcaktuar në atë mënyrë që FFK-ja ka qenë e obliguar të dërgojë 5 kopje origjinale në FIFA dhe një nga ato iu është dorëzuar UEFA-s nga zyrtarët e tyre;
• Përgjigjja e FIFA-s nuk ka qenë refuzuese mirëpo kanë kërkuar që Kosova të njihet nga një numër më i madh shtetesh dhe kjo ka mbetur pezull duke ditur që kërkohej që FFK të jetë paraprakisht e njohur nga UEFA dhe UEFA që Kosova të jetë e njohur nga OKB, pra një rreth i pakalueshëm ligjor dhe politik për kohën;
• Kosova tani do të aplikojë paralelisht në të dy Institucionet duke pasur parasysh se tani FIFA kërkon konfirmim nfa aplikani që është anëtare e Konfederatës gjegjëse;
• Është esenciale që sidomos UEFA, të japë përgjigje zyrtare në mënyrë që të atakohet ky vendim dhe të bëhet ankesë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë (CAS);
Ankesa bëhet vetëm ndaj një vendimi, me argumente të forta, e jo „me kokë në mur“. Po të ankoheshim më herët në CAS përgjigjja do të ishte shumë e thjeshtë: Anëtarësohuni në OKB. Gjithsesi janë konsultuar ekspertë nga jashtë por edhe të gjitha Institucionet relevante shtetërore.
Se sa i fuqishëm është faktori Shqiptar u pa në rastin e Kombëtarës Shqiptare e cila tani „pothuajse shpallet fajtore“?
Është për t’u quditur se si personat jo kompetentë flasin me aq arrogancë, kinse ata i dinë të gjitha brenda një nate edhepse pa kurfarë njohurish dhe kompetence profesionale.
Personat e tillë kërkojnë liga të përbashkëta, një Kombëtare, regjistrime në FSHF dhe absurditete tjera, vetëm për t’i shitur mend këtij komuniteti dhe këtë ua mundësojnë disa
ggazetarë dhe ndonjë medium të cilët nuk pyetin fare për fakte, përgatitje profesionale dhe arësye por vetëm të shkruajnë në bazë të interesave të ngushta personale apo grupore.
KE i FFK i përbërë nga të shtatë regjionet e Kosovës i përgjigjet Kuvendarëve por edhe Institucioneve shtetërore dhe bënë më të mirën e mundshme për këtë moment të ndieshëm.
FFK ka kontaktet direkte me kryetarin e FIFA-s, kryetarët e Federatave të mëdha (psh. Gjermane, Suedeze, Portugeze, Turke…), konsulentë të lartë që ju i njihni, prandaj ata që flasin nga jashtë pa argumente nuk do të mund as të afroheshin pranë këtyre Institucioneve.
Do të ishte më së miri që secili të kryejë punën e vet dhe të flasë vetëm në emër të vet sepse kanë probleme të mjaftueshme, e për të cilat megjithate meritojnë respekt .