Komisioni i Futsallit njofton opinionin e gjerë që hap konkurs për pranimin e gjyqtarëve të rinjë;
Pas kërkesës së përgjegjësit të gjyqtarëve të Futsallit drejtuar Komisionit të Gjyqtarëve dhe kryetarit Përparim Hasani për hapjen e konkursit për pranimin e gjyqtarëve të rinjë, duke e parë rritjen e ekipeve pjesëmarrëse që do të fillojë në këtë sezon është shtuar edhe nevoja për gjyqtarë të rinjë në mënyrë që të mbulohen ndeshjet me gjyqtar dhe se është parë nevoja për pranimin edhe të një numri të caktuar të gjyqtarëve.
Kriteret që duhet të plotësohen për pranimin për gjyqtarë;
Mosha e pranuar prej 18 deri 24 vjeç,
Përparësi kanë personat që kanë luajtur apo luajnë ende futsall, dmth që janë aktiv.
Për detajet dhe dokumentacionin që duhet sjellur do të njoftoheni pas kontaktit përmes telefonit me Komisarin e gjyqtarëve të futsallit, Driton Preniqi, ku edhe do të njoftoheni për detajet për konkurrim për gjyqtarë.
Konkursi do të jetë i hapur nga data e shpalljes e deri më 30.08.2022.
Të gjithë të interesuarit të lajmërohen te
Driton Preniqi +38345909091