Përfaqësuesja e Kosovës
Sot më 24 mars në orën 19.00 në stadiumin FVS në Frankfurt Përfaqësuesja e Kosovës zhvilloi ndeshjen miqësore ndërkombëtare me skuadrën Eintracht Frakfurt, në një atmosferë jashtëzakonisht sportive që krijuan mijëra shkues kryesisht shqiptarë. Në një ndeshje mjaft të mirë cilësore me plotë aksione dhe një mizotërim të plotë të futbollistëve të përfaqësueses së Kosovës, munguan vetëm golat. Prej fillimit të ndeshjes futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës, jo vetëm që patën iniciativën, por ishin më të mirë se mikpritësit në çdo aspekt, që nga faza e mbrojtjes, mesfusha dhe deri të sulme kur patën shumë raste shënime, por siç duket fati nuk ishte në anën e tyre. Duhet theksuar se veç adhruesve të shumtë dhe krerëve të FFK-së, këtë ndeshje kishin ardhur për ta ndjekur këshilltari politik i ministrit të MKRS-së z. Faton Peci, nënkryetari i DFB Z. Rainer Miklkoreit, konsulli i Republikës së Kosovës z. Astrit Zemaj me bashkëpunëtorë, vëllëzerit Zija e Nexhat Shoshi, krerët e Federatës Shqiptare të Futbollit për Gjermani, kryetari Ruzhdi Statovci, menaxheri Myftar Dragidella dhe shumë personalitete sportive. Mundësinë më të mirë për Kosovën në pjesën e parë e pati Bersant Celina, në minutën e 26-të, por gjuajtjen e tij arriti ta presë portieri i gjermanëve, Kevin Trapp. Në anën tjetër për Eintrachtin rastin  më të mirë e pati Luca Waldchmidt, që nuk arriti të realizojë nga 11 metra, në minutën e 39-të. Edhe në pjesën e dytë më afër golit ishte Kosova, por Celina sërish nuk arriti të shënojë, duke gjuajtur krejtësisht afër shtyllës në minutën e 62-të. Edhe në vazhdim tanët ishin më këmbëngulës në kërkim të golit, por rrjeta e portës gjermane mbeti e patundur. Ndeshjen e radhës miqësore Përfaqësuesja e zhvillon më 27 mars kundër Werder Bremenit.
 
Eintracht Frakfurt- Kosova
Stadiumi i qytetit Fraknfurt
Shikues: 4.000
Eintracht Frakfurt: Tropp (Widvald), Oczipka, Valdez, Aigner, Madlung, Flum, Piozen, Andenon,
Waldschmidt, Kittel, Kinsombi.
Kosova: Ujkani, Perdedaj, Berisha, Alushi, Pepa, Nushi, Toski, Sylejmani, Ert. Fejzullahu, Celina e
Halimi. Luajtën,Bibleka, Eroll Zjenullahu, Feka, Rashakaj, Rashica dhe Nebihi.
 
Deklaruan pas ndeshjes:
Fadil Vokrri, kryetar i FFK-së
Për neve kjo ishte një ndeshje me rëndësi dhe futbollistët tanë patën një paraqitje jashtëzakonisht të mirë. Ndërsa, ne falënderojmë z. Burdenski për këtë ndeshje si dhe skuadrën e Eintrachtit. Po ashtu falënderojmë Konsullatën e Republikës së Kosovës në veçanti kosnullin Astrit Zemaj, për angazhimin e tij në mbështetje të Përfaqësueses së Kosovës gjatë gjithë kësaja kohe, por edhe miqtë tanë, vellëzërit Shoshi që janë krahu i djathtë i yni.
Albert Bunjaku, përzgjedhës
Kjo ndeshje ka shumë rëndësi për neve. Jam shumë i kënaqur me lojën që treguam. Kishte një disiplinë të madhe dhe ne jemi në fillim dhe na duhet një kreativitet. Gjithsesi futbollistët meritojnë lëvdata për një angazhim të pakompromis gjatë gjithë takimit.
Samir Ujkani, kapiten
Ishte një lojë fantastike. U angazhuam të gjithë dhe krijuam shumë raste shënimi por me gjasë fati nuk ishte në anën tonë në këtë ndeshje. Gjithsesi ka rëndësi shumë të madhe paraqitja e jonë në arenën ndërkombëtare. Tash po mendojmë për ndeshjen e radhës.
Astrit Zemaj, konsull i Republikës së Kosovës
Ishte një nder i madh që konsullata e jonë të jetë në mbështetje të Përfaqësueses së Kosovës në një ndeshje ndërkombëtare dhe ne kemi vënë gjithë potencialin tonë që ta ndihmojmë FFK-në për këtë sfidë. Kjo ndeshje, ka një rëndësi të veçantë sepse u zhvillua në një datë kur NATO nisi bombardimet ndaj caqeve serbe për ta ndihmuar lirinë e Kosovës. Ne falënderojmë Gjermaninë e cila na mbështeti në të gjitha fazat e zhvillimit tonë e tash edhe në sport, ku DFB-ja është një përkrahëse e madhe e FFK-së.
 
 
Kryetari Fadil Vokrri, nënkryetari i DFB Rainer Milkoreit dge sekretari Eroll Salihu Foto-2 (2) Astrit Zemaj Foto-4 (1) Foto-8 Foto-10 Foto-11
Foto-3 (2)kosova-eintracht kosovaaa