kosfutsall21 tetor, 2016 – Sot është bërë tërheqja e shortit për kualifikimet e Evropianit 2018 në futsall, i cili do të mbahet në Slloveni. Përfaqësuesja e Kosovës, e cila është debutuese në këto kualifikime është përfshirë në fazën paraeliminatore, ku do të bëjë gara në Grupin E, ku bëjnë pjesë edhe Norvegjia, Danimarka dhe Qipro. Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në Qipro prej 23 janarit deri më 1 shkurt.