Photo by: Fazli Berisha, FFK-KOSOVA.COM
Photo by: Fazli Berisha, FFK-KOSOVA.COM

Kampi përgatitor i Përfaqësueses së Kosovës që u zhvillua në Zvicër u përmbyll me fitore në takimin kontrollues-miqësor me skuadrën zvicrane FC Wil.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin e Wil-it “IGP Arena” zgjoi interesim të madh ndër bashkatdhetarët tanë në Zvicër, kurse Përfaqësuesja e Kosovës tregoi lojë fantastike, sidomos në pjesën e parë kur ishte dukshëm më superiore sesa ekipi i Wil-it ndonëse nuk e arriti golin, përkundër mbi 10 rasteve të pastra, Nga këto raste duhet veçuar minutën e pestë kur debutuesi Mërgim Brahimi gjuajti bukur me kokë, por topi u përplas në transverzale.
Në periudhën e dytë u zhvillua lojë me e qetë, mirëpo Kosova e arriti fitoren fal golit të shënuar nga Kushtrim Lushtaku në minutën e 77-të.
 
Kryetari i FFK-së Fadil Vokrri dhe përzgjedhësi i Përfaqësueses Albert Bunjaki e vlerësuan si shumë të suksesshëm kampin  në Zvicër, që qëllim primar kishte komponimin e mëtejmë të futbollistëve të Përfaqësueses.