bekimjasharikupafutsall
Sot më 5 mars ka përfunduar Turneu ndërkombëtar “Adem Jashari” në futsall që u mbajt në kuadër të manifestimeve kushtuar Epopesë së UÇK-së. Para një numri të konsiderueshëm shikuesish janë zhvilluar dy ndeshje, për vendin e tretë ku u ballfaquan Turqia dhe Kosova “B” si dhe ndeshja finale ku u ndeshen Përfaqësuesja e Kosovës dhe Kombëtarja e Shqipërisë.  Përveç drejtuesve të FFK-së, MKRS-së dhe shumë shikuesve, i pranishëm nga familja Jashari ishte Bekim Jashari si dhe Shabani i ri, Hamza dhe Ademi i ri i Jasharëve, të cilët në ndeshjen finale e nisën topin nga qendra. Në ndeshjen për vend të tretë Turqia në duel me Kosovën “B” u tregua më e mirë ndonëse fitorja u sigurua vetëm pas vazhdimeve dy herë nga pesë minuta pasi ndeshja në kohën e rregullt përfundoi me rezultat 5:5, ndërsa pas vazhdimeve Turqia fitoi me rezultat 7:5. Ndërsa në ndeshjen finale Përfaqësuesja A e Kosovës ishte shumë më e mirë se Kombëtarja e Shqipërisë gjatë gjithë ndeshjes duke ngadhënjyer kështu me rezultat 6:2, duke fituar kupën e këtij turneu. Lojtari dhe golashënuesi më i mirë i turneut u shpallë Ramadan Alaj i Përfaqësues së Kosovës, ndërsa portieri më i mirë u shpall Alfred Prenqi nga Kombëtarja e Shqipërisë. Një medalje ju dha Familjes Jashari., të cilën ia dorëzoi sekretari i përgjithshëm i FFK—së Eroll Salihu. Kupën Përfaqësueses së Kosovës si fituese e turneut bashkërisht ia dorëzuan Bekim Jashari dhe Eroll Salihu.
Ndeshja për vend të tretë
Kosova “B”- Turqia 5:7 (3:2)
Pallati i Rinisë dh Sporteve Prishtinë.
Shikues: një numër i konsiderueshëm.
Gjyqtarë: E. Franca, B. Haziri e B. Hysenaj.
Shënues: Acukel(7, 16), Kelsan(12), Ozdemir(25, 34), Altinay(36, 46), Yenilmez(45) për Tur.  e  Kryeziu(11, 12, 38), Brahimi(36, 29),  për Kos(B).
Kosova “B”: Krasniqi, Beqiri, Nexhipi, Shabani, Qelaj, Kryeziu, Nazifi, Kastrati, Brahimi, Qestaj, Nishori, Kelmendi e Daka.
Trajner: Suad Keçi.
Turqia: Aslomaci, Kilic, Kinlak, Altuntas, Isikay, Keskin, Yenilmaz, Altinay, Arslan, Acukel, Demiral e Ozdemir.
TrajnerL Sercan Gor
Ndeshja finale
Kosova-Shqipëria  6:2 (4:1)
Pallati i Rinisë dhe Sporteve Prishtinë.
Shikues: disa qindra.
Gjyqtarë: B. Beqiri, M. Rexhepi, A. Rushiti.
Shënues: Alaj(6, 14, 26, 39), Dobroshi(7), Loshaj(15) për Kos. e Karaj(19) e Begaj(29). Për Shqip.
Kosova: Preniqi, Alaj, Alibegu, Radoniqi, Hyseni, Loshaj, Ibrahimi, Qerimi, Brovina, Selimi, A. Krasniqi, Ramdani, V. Krasniqi e Dobroshi.
Trajner: Ramadan Cimili.
Shqipëria: Rrapi, Begaj, Merini, Selmanaj, Shkodra, Gockaj, Koqe, Qyrana, Mullaj, Karaj dhe Gojani.
Trajner: Erin Resuli.
erollibekimjashariartangovorimedaljamjakukupbeselicaalajfutsallerolli-trajneriturkperparimicimiligimolli-kapitenishqipmjaku-turgjyqtaretfutsallkosova-shqiperia-futsall1kosova-shqiperia-futsall]erollimuharremsahitikosovab-turqiafutsalljasharterinjkosovaAfutsallkosovabfutsall