14 janar, 2018 – Federata e Futbollit e Kosovës ka arritur një marrëveshje me Federatën e Futbollit të Azerbajxhanit, e cila marrëveshje pritet të nënshkruhet nesër, e me të cilën është paraparë që më 2 shkurt në Antalia të Turqisë ta zhvillojnë një ndeshje miqësore ndërmjet dy kombëtareve. Ndërkaq, që Kombëtarja A e Kosovës do të përbëhet prej futbollistëve të Vala Superligës që do të jetë një test i mirë për të parë cilësitë e futbollistëve vendor.