1 qershor, 2017 – FIFA e ka publikuar sot renditjen e përmuajshme për Kombëtaret. Në renditjen e re, Kosova zë pozitën e 173-të, me 112 pikë, duke humbur një pozitë nga renditja e muajit të kaluar. Djelmoshat e përzgjedhësit Albert Bunjaki më 11 qershor do të luajnë ndeshjen e radhës kundër Turqisë në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, në orën 20:45. Ndërkohë, renditjen e FIFA-s edhe më tutje e kryeson Brazili i ndjekur nga Argjentina, Gjermania, Kili e Kolumbia.