20 shtator, 2018 – Fitorja e arritur kundër Ishujve Faroe dhe barazimi me Azerbajxhanin në kuadër të Ligës së Kombeve, kanë bërë që Kosova të ngjitet për tri vende në renditjen e re të FIFA-s, që u publikua sot nga shtëpia e futbollit botëror. Pozita e 138-të, me 1092 pikë shënon pozitën më të mirë që ka pasur Kosova që pas anëtarësimit në FIFA në vitin 2016.