19 shtator, 2019 – Kombëtarja U15 e Kosovës, e cila drejtohet nga Gazmend Haliti dhe Isa Sadriu, ka shënuar fitore me rezultat bindës (8:0) në ndeshjen e parë në “UEFA Development Tournament” që po zhvillohet në Kamëz nën organizimin e Federatës Shqiptare të Futbollit. Dardanët e vegjël e kanë mbizotëruar plotësisht lojën dhe kanë arritur të shënojnë 8 gola në portën kundërshtare. Në këtë ndeshje spikati Elton Krasniqi me katër gola të shënuar, derisa nga dy gola i shënuan Leart Halimi dhe Edvin Hodolli. Ndeshjen e radhës, Kosova U15 do ta luajë më 21 shtator kundër Estonisë.