16 qershor, 2022 – Kombëtarja e Kosovës U15, e përbërë nga futbollistë të gjeneratës 2008 të përzgjedhur nga projekti “Elite Youth Development U15”, ka shënuar fitore në miqësoren e parë kundër Kombëtares së Shqipërisë U15. Ndeshja e zhvilluar sot në “Kukës Arena” ka përfunduar me rezultatin 2:1 në të mirë të Dardanëve të rinj. Të parët në epërsi kaluan futbollistët e Shqipërisë, me golin e realizuar nga Blini, në minutën e 15-të. Megjithatë, me kalimin e minutave të përzgjedhurit e Ilir Nallbanit reaguan dhe arritën të barazojnë rezultatin me golin e Rin Ahmetit, në minutën e 27-të. Me shifrat 1:1 u mbyll pjesa e parë. Në vazhdim Kosova e nisi më mirë ndeshjen, kur Rin Ahmeti depërtoi në zonë dhe përfitojë një penallti, të cilën në gol e shndërroi Enkel Ramiqi. Në minutat e mbetura të ndeshjes djelmoshat e Nallbanit e menaxhuan mirë lojën dhe nuk lejuan të barazohen shifrat. Ndeshjen e dytë miqësore këto dy ekipe e zhvillojnë të shtunën po ashtu në Kukës. Këtu dy miqësore i shërbejnë të dy ekipeve për të testuar lojtarë, që në të ardhmen do të jenë pjesë e ekipit kombëtar.