16 tetor, 2022 – Kombëtarja e Kosovës U15 (vajzat) do të marrë pjesë në “UEFA Development Tournament” në Shkup, prej 17 deri më 22 tetor. Ekipi i kësaj grupmoshe është krijuar së fundmi për herë të parë dhe ky do të jetë aktiviteti i parë garues. Dardanet e reja do t’i zhvillojnë tri ndeshje në këtë turne. Sfidën e parë do ta kenë me Maqedoninë e Veriut, më 17 tetor, më pas do të luajnë kundër Republikës Çeke, më 19 tetor dhe në fund kundër Rumanisë, më 22 tetor. Paraprakisht vajzat e reja të Kombëtares U15 kanë mbajtur për disa ditë seanca stërvitore.