17 janar, 2020 – Kombëtarja U17 ka pësuar humbje edhe në ndeshjen e dytë në kuadër të turneut “Mercedes Benz Aegean Cup International Youth Tournament” në Izmir. Pas humbjes nga Turqia, djemtë e drejtuar nga Besnik Kollari kanë pësuar humbje nga Tanzania, me rezultat 4:2. Ndeshjen e fundit në grup Kosova e zhvillon më 19 janar kundër Republikës së Irlandës, e cila sot pësoi humbje nga Turqia.