16 dhjetor, 2021 – Kombëtarja e Kosovës nën moshën 19-vjeç e ka zhvilluar sot në Shkup ndeshjen e parë miqësore nga dy sosh kundër Maqedonisë së Veriut nën moshën 20-vjeç. Dallimi i gjeneratave ndikoi në rezultatin e ndeshjes, i cili në fund ishte në të mirë të vendasve, 1:0, mirëpo kjo padyshim ishte një përvojë për djelmoshat e prirë nga Ramiz Krasniqi se si duhet përballur në një duel me rival më të fortë. Golin e fitores për Maqedoninë e Veriut e shënoi Luan Abazi në minutën e 63-të. Miqësorja tjetër e këtyre dy ekipeve zhvillohet të shtunën.