9 tetor, 2021 – Kombëtarja e Kosovës U19 e drejtuar nga përzgjedhësi Ramiz Krasniqi, ka pësuar humbjen edhe në ndeshjen e dytë në kuadër të Grupit 10 të kualifikimeve për Evropianin 2022, që po zhvillohen në Norvegji. Pas disfatës nga Norvegjia, Dardanët U19 janë mposhtur nga Gjeorgjia, me rezultat të ngushtë 1:0. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Otar Mamageishvili në minutën e 52-të. Ndeshjen e radhës, Kosova U19 e zhvillon me Uellsin më 12 tetor dhe tashmë gjasat për kualifikim janë shuar, ngase tutje kalojnë dy të parat e grupit. Aktualisht Kosova është në pozitën e fundit pa pikë, derisa kryeson Norvegjia me 6 pikë, pastaj renditet Gjeorgjia me 4 pikë dhe Uellsi me 1 pikë.