12 tetor, 2021 – Kombëtarja e Kosovës U19 e ka mbyllur ciklin kualifikues për Evropianin 2022 në pozitën e fundit në Grupin 10, ndeshjet e të cilit grup u zhvilluan në Norvegji. Djelmoshat e drejtuar nga Ramiz Krasniqi kanë pësuar humbje edhe në ndeshjen e tretë në përballje me Uellsin, me rezultat 3:0. Caleb Hughes (16’, 57’) dhe Luke Harris (45’+3) shënuan për fitoren e Uellsit. Më herët Dardanët U19 pësuan humbje edhe nga Norvegjia dhe Gjeorgjia dhe kësisoj e mbyllën këtë fazë të kualifikimeve pa fitore.