kosova-shqiperiau21Sot më 28 janar  në orën 15.00 Përfaqësuesja e Kosovës U-21 zhvilloi ndeshjen e 4-t në kuadër të “Antalya Cup 2016”, kundër Përfaqësueses së Shqipërisë. Në një ndeshje pothuajse të baraspeshuar edhe sa i përket rasteve dhe golave, skuadrat në fund u ndanë vllazërisht, me rezultat 1:1. Futbollistët e rinj të Kosovës, arritën pas shumë sulmeve që në minutën e 37-të të kalojnë në epërsi me golin e Enis Alajt dhe me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë e takimit. Në pjesën e dytë futbollistët e Përfaqësueses së Shqipërisë U-21 ishin më të vëmendshëm në askionet e tyre dhe në miniutën e 61-të përmes Engjëll Hotit arritën të barazojnë rezultatin në 1:1. Deri në fund të ndeshjes të dyja ekipet patën rasti shënim, ndërsa futbollistët e Kosovës në minutat e fundit goditën edhe shtyllën. Në radhët e Përfaqësueses së Kosovës, vërehej lodhja dhe në disa raste mungonte edhe përqëndrimi.
 
Kosova-Shqipëria 1:1  (1:0)
Gjyqtarë: Bukut, Alur dhe Demirol.
Kartonë të verdhë: Lulaj dhe Hoti të Shqipërisë.
Shënues: Alaj (37’) për Kosovën dhe Hoti (61’) për Shqipërinë.
Kosova: Beka Zabergja, Pacolli (Hasani), Boshnjaku(Sejdiu), Ismajli, Dino,  Namani, Kelmendi(Gashi), Lushtaku (A. Muja), Nebihi dhe Alaj (Hoti)
Shqipëria: Hasanbelli, Fili Toli, Gurishta, Hysi (Zenuni), Hakaj (Karriqi) Uzuni, Alimi, Jonuzi,  Tabaku dhe Lulaj.
kosova-shqiperiau21-3 kosovau21-shqiperia3 kosovau21-shqiperiau21-1 kosova-shqiperiau21-2 kosovau21-shqiperireferat kosovau21-shqiperiabashk kosovau21-shqiperia1