17 nëntor, 2020 – Kombëtarja U21 e Kosovës ka pësuar humbje në ndeshjen e fundit të kualifikimeve të Evropianit 2021 në duel me Turqinë. Ndeshja e zhvilluar në Samsun nëpër rrebesh shiu u mbyll me rezultat 3:0, në dobi të vendasve. Kosova nga minuta e 31-të luajti me një lojtar më pak në fushë, pasi Leonat Vitija u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë. Golat për Turqinë i realizuan Halil Devrisoglu (21’), Guven Yalcin (32’-penallti) dhe Berat Ozdemir (64’). Kësisoj, Kosova U21 e mbylli këtë cikël kualifikues në pozitën e pestë në Grupin 3, me 9 pikë.
Photo credits: Turkiye Futbol Federasyonu