8 shtator, 2023 – Kombëtarja e Kosovës U21 e zhvillon sonte ndeshjen e dytë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2025. Dardanët e drejtuar nga Afrim Tovërlani do të vihen përballë Polonisë, në stadiumin “Orlen Arena” në Plock, ndeshje e cila fillon në orën 20:00. Djelmoshat tanë mbrëmë kanë kryer stërvitjen e fundit para kësaj ndeshje, teksa atmosfera në radhët e futbollistëve është shumë e mirë dhe të gjithë e presin me vullnet të madh e të vetëdijshëm se përballë Polonisë duhet dhënë më të mirën e tyre për të arritur rezultat pozitiv. Kosova ka zhvilluar një ndeshje në kuadër të Grupit D, atë kundër Estonisë, të cilën e ka fituar me rezultat 2:0.
Ndeshja do të transmetohet në këtë televizion polak TVP