15 janar, 2020 – Delegacioni i FFK-së në krye me presidentin, Agim Ademi, nënkryetarin Bakir Burri, anëtarin e KE, Xhelal Broja dhe sekretarin e përgjithshëm, Eroll Salihu, e kanë vizituar sot në shtëpinë e tij portierin e KF ‘Trepça’89’, Arben Beqiri. Ky i fundit ditë më parë bëri të ditur për opinion se është diagnostifikuar me tumor në lukth. Krerët e FFK-së gjatë kësaj vizite i dhanë kurajë dhe i premtuan Arbenit se do t’i qëndrojnë afër në çdo moment, deri në shërimin e tij. Madje, presidenti Ademi e inkurajoj për të qëndruar i fortë në këtë betejë, duke i treguar se edhe vetë ka luftuar me sëmundje të tillë dhe ka arritur ta mposhtë. Me këtë rast krerët e FFK-së treguan shumën me të cilën do ta përkrahin si institucion Arben Beqirin në këtë betejë, por edhe vetë personalisht si presidenti Ademi, ashtu edhe nënkryetari Burri, sekretari i përgjithshëm, Salihu, si dhe anëtari i KE-së, Xhelal Broja me kompaninë “Broja Market”.