2 prill, 2022 – Gjatë vitit 2021 Federata e Futbollit të Kosovës ka implementuar VAR-in në Superligë, duke u bërë ndër federatat e para në rajon që e ka të instaluar teknologjinë, e cila e ndihmon futbollin. Ky projekt në vlerë prej 1.5 milion eurosh i financuar nga FIFA, i cili njëherësh është edhe ndër projektet më të mëdha të FFK-së deri më tani, u realizua me idenë dhe këmbënguljen e presidentit Agim Ademi dhe atë në kohë rekord për vetëm gjashtë muaj.
Puna e mirë që u bë me prurjen dhe shtrirjen e VAR-it në Kosovë, u bë lajm edhe në mediat më prestigjioze botërore siç është BBC por dhe të tjera. VAR-i në Superligë ka treguar efekt tejet pozitiv për çfarë është duke u punuar në përdorimin e kësaj teknologjie edhe në Ligën e Parë.
Ne ju kemi sjellë një material kronologjik, përmes të cilit ju mund të shihni se si është realizuar ky projekt, cilat ishin problemet e vështirësitë, e sigurisht edhe rezultatet pas aplikimit.