Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) në mbledhjen e vet të mbajtur me datë 16 qershor, 2018, në bazë të nenit 31 p.1 të Statutit të FFK-së, mori këtë:

                                                                                       V E N D I M

Kuvendi i Jashtëzakonshëm zgjedhor për pozitën e kryetarit të FFK-së, do të mbahet me datë 6 korrik, 2018 (e premte) në Prishtinë, Hotel Emerald ora 17.00.
Obligohet Sekretari i Përgjithshëm që në bazë të nenit 31 p.5 të bëjë organizimin e Kuvendit të Jashtëzakonshëm zgjedhor konform Statutit të FFK-së.

                                                                                      A R S Y E T I M

Komiteti Ekzekutiv (KE), duke shqyrtuar gjendjen e jashtëzakonshme në futbollin Kosovar pas vdekjes së Kryetarit legjendar, Fadil Vokrri dhe pas mbështetjes dhe sugjerimeve të zyrtarëve më të lartë të FIFA-s dhe UEFA-s, për të mos lënë zbraztësirë institucionale  mori këtë vendim në bazë të kompetencave të veta të dala nga Statuti i FFK-së.

Prishtinë, 16 qershor, 2018
Sekretari i Përgjithshëm
Eroll Salihu