16 nëntor, 2020 – Federata e Futbollit e Kosovës do ta mbajë Kuvendin e rregullt të punës më 20 dhjetor. Për shkak të situatës me pandeminë Covid-19, për herë të parë punimet e Kuvendit do të zhvillohen nëpërmjet platformës online të FFK-së “Edubrake”, platformë e cila është shfrytëzuar gjatë këtij viti edhe për edukimin e trajnerëve.